Ramadani: Takimet me Kurtin ishin për kohë dhe fotografi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se takimet me liderët opozitarë për zgjedhjen e presidentit kanë shërbyer për të fituar kohë dhe për fotografi, jo për…

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se takimet me liderët opozitarë për zgjedhjen e presidentit kanë shërbyer për të fituar kohë dhe për fotografi, jo për të arritur marrëveshje.
“Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi”, shkroi Ramadani në postimin e tij.
Ai i cilësoi të gabuara pjesëmarrjet e LDK-së dhe PDK-së në këto takime, duke pretenduar se të dyja partitë kanë rënë në lojën e Kurtit. Sipas Ramadanit, Aleanca e ka kuptuar këtë që në fillim dhe nuk e ka ndryshuar qëndrimin.
“Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë”, shkroi ai. Këto janë vlerësime të Ramadanit për bisedimet mes liderëve politikë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


