Merz për dialogun Kosovë–Serbi: Po i pengon të gjithë
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se gjendja aktuale e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjithë dhe bëri thirrje urgjente për përgjegjësi e…

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se gjendja aktuale e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjithë dhe bëri thirrje urgjente për përgjegjësi e përparim.
Në fjalën hapëse në samitin e Procesit të Berlinit, ai e lidhi këtë thirrje me nevojën që rajoni të ecë përpara mbi bazën e vlerave evropiane.
“Kjo vlen edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Aktualisht, ai po i pengon të gjithë. Prandaj, bëjmë thirrje urgjente për përgjegjësi dhe përparim”, deklaroi Merz.
Kancelari kritikoi gjithashtu retorikën përçarëse dhe polarizimin në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ato nuk çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë.
Sipas tij, një e ardhme më e mirë për fëmijët kërkon shmangien e veprimeve që nxisin tensione. Në samit marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


