Pa kategori

Gjini për Kurtin: “sa i pandershëm, sa mashtrues”

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, e akuzoi Albin Kurtin për pandershmëri dhe mashtrim, pas propozimit të kryeministrit për mbështetjen e Glauk Konjufcës ose Feride Rushitit për president, në këmbim të…

Gjini për Kurtin: “sa i pandershëm, sa mashtrues”
Dëgjo artikullin 1 min

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, e akuzoi Albin Kurtin për pandershmëri dhe mashtrim, pas propozimit të kryeministrit për mbështetjen e Glauk Konjufcës ose Feride Rushitit për president, në këmbim të votimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale.

Në një postim në Facebook, Gjini pretendoi se Kurti, duke menduar se kishte dërrmuar PDK-në dhe LDK-në, kishte zbuluar edhe mënyrën e tij të veprimit ndaj qytetarëve.

“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës”, shkroi Gjini.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top