Pa kategori

Vergori merr drejtimin e KFOR-it nga Ulutaş

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori ka marrë komandën e KFOR-it nga gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş, ndërsa admirali George M. Wikoff ritheksoi në ceremoninë e dorëzimit se misioni mbetet i përqendruar në…

Vergori merr drejtimin e KFOR-it nga Ulutaş
Dëgjo artikullin 1 min

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori ka marrë komandën e KFOR-it nga gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş, ndërsa admirali George M. Wikoff ritheksoi në ceremoninë e dorëzimit se misioni mbetet i përqendruar në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli tha se mandati i KFOR-it është ruajtja e një mjedisi të sigurt, ku të gjithë mund të jetojnë në paqe. Ai vlerësoi kontributin e pjesëtarëve të misionit dhe shërbimin e tyre larg familjeve.

Wikoff tha gjithashtu se NATO-ja synon të rrisë kapacitetet për ofrimin e ndihmës humanitare, përmes integrimit dhe përdorimit më efikas të burimeve të KFOR-it.

Në ceremoni, presidentja Justina Shiroka Pula theksoi synimin e Kosovës për avancimin drejt anëtarësimit në NATO dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët. Ajo falënderoi KFOR-in për kontributin në paqe dhe siguri, si dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top