Ramadani: Mesazhi i Zaharovës me Daçiqin kërcënon Kosovën
Burim Ramadani e cilësoi si kërcënim të hapur për Kosovën deklaratën e zyrtares ruse Maria Zaharova në një video me Ivica Daçiqin dhe bëri thirrje që Kosova dhe miqtë e…

Burim Ramadani e cilësoi si kërcënim të hapur për Kosovën deklaratën e zyrtares ruse Maria Zaharova në një video me Ivica Daçiqin dhe bëri thirrje që Kosova dhe miqtë e saj të reagojnë ashpër.
Në postimin e tij në Facebook, Ramadani publikoi videon dhe citoi Zaharovën duke thënë: “Dua t’ju them atë që ma thonë shumë miq serb: Kosova është Serbi!”. Ai e interpretoi këtë mesazh si kërcënim të drejtpërdrejtë nga Kremlini dhe Daçiqi.
“Kjo nuk është shaka, është kërcënim i hapur”, shkroi Ramadani, duke kërkuar kundërshtimin e këtij mesazhi nga Kosova dhe mbështetësit e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


