Rama thumbon kryeministrin pas intervistimit në Prokurori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha se është gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, ndërsa pretendoi se kryeministri nuk paraqitet në prokurori.…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha se është gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, ndërsa pretendoi se kryeministri nuk paraqitet në prokurori.
“Përkundër faktit që disa, si kryeministri, mos të përmend emra, që nuk shkojnë”, tha Rama, duke e vënë qëndrimin e tij përballë atij që ia atribuoi kreut të Qeverisë.
Rama tha se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë, si për çështjen për të cilën ishte intervistuar, ashtu edhe për çështje të tjera. Ai e cilësoi veten transparent dhe bashkëpunimin me organet e drejtësisë si pjesë të zhvillimit të shtetit demokratik.
I pyetur nëse kishte pasur rrjedhje informacioni, pasi disa deputetë të Vetëvendosjes kishin paralajmëruar paraqitjen e tij në prokurori, Rama nuk dha përgjigje të prerë, por ua la gazetarëve ta vlerësonin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


