Rama refuzon dorëheqjen, por hap derën për kostot e arsimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i tha Reuters se nuk do të japë dorëheqje pas thirrjeve të protestuesve, por se është i gatshëm të diskutojë për rritjen e kostos së…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i tha Reuters se nuk do të japë dorëheqje pas thirrjeve të protestuesve, por se është i gatshëm të diskutojë për rritjen e kostos së arsimit.
Në përgjigjet me shkrim për agjencinë, të enjten, Rama e lidhi qëndrimin e tij me mandatin e marrë në zgjedhjet e vitit të kaluar.
“Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo revolucion”, tha ai.
Studentët, protestat e të cilëve kanë hyrë në ditën e tretë, kundërshtojnë rritjen e kostos së arsimit dhe korrupsionin, ndërsa kërkojnë edhe largimin e kryeministrit.
Rama tha se përgjegjësia e tij është t’u përgjigjet shqetësimeve legjitime, por dënoi dhunën gjatë tubimeve.
“Sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë fare me kërkesat legjitime të studentëve”, deklaroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


