Izraeli kundërshton Nobelin për Pillay pas akuzave për Gazën
Ministria e Jashtme e Izraelit e kundërshtoi dhënien e Nobelit për Paqen 2026 juristes Navi Pillay, duke e lidhur qëndrimin e saj me akuzat për gjenocid në Gaza të komisionit…

Ministria e Jashtme e Izraelit e kundërshtoi dhënien e Nobelit për Paqen 2026 juristes Navi Pillay, duke e lidhur qëndrimin e saj me akuzat për gjenocid në Gaza të komisionit të OKB-së që ajo kryesonte.
Në deklaratën e cituar nga Times of Israel, ministria e cilësoi çmimin si shfrytëzim për të legjitimuar urrejtjen dhe paragjykimet kundër Izraelit. Ajo e akuzoi Pillay për demonizim të motivuar politikisht të vendit.
Komiteti Norvegjez i Nobelit, ndërkaq, e arsyetoi zgjedhjen me kontributin e Pillay në drejtësinë ndërkombëtare dhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.
Kryetari i komitetit, Jørgen Watne Frydnes, tha se institucionet e së drejtës ndërkombëtare përballen me presion, sanksione dhe sulme, duke theksuar nevojën për forcimin e tyre.
Në shtator 2025, komisioni i OKB-së i kryesuar nga Pillay arriti në përfundimin se Izraeli kishte kryer gjenocid në Gaza. Autoritetet izraelite i kanë hedhur poshtë këto akuza.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


