BE: Ligji për Specialen shkel detyrimet e Kosovës
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, sipas një deklarate të zëdhënësit të BE-së. “Ligji i miratuar nga Kuvendi i…

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, sipas një deklarate të zëdhënësit të BE-së.
“Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër obligimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”, thuhet në deklaratë.
BE-ja thekson se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor brenda sistemit juridik të Kosovës dhe se mandati e pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.
Në deklaratë, BE-ja i bën thirrje Kosovës të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave, mbrojtjen dhe sigurinë e dëshmitarëve, si dhe llogaridhënie e drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.
Ndryshimet në ligj u miratuan nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


