Pa kategori
Rama në prokurori, pa sqaruar në çfarë cilësie
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në prokurori, por nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ishte ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar. Para gazetarëve, ai tha se…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në prokurori, por nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ishte ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar.
Para gazetarëve, ai tha se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa prokurorisë i takon të kontrollojë nëse punët kryhen në përputhje me ligjin.
“Detyra jem është me ndërtu kryeqytetin, detyra e këtyre është me pa se a po bëhet në mënyrë ligjore”, deklaroi Rama.
Në deklaratën e cituar, ai nuk dha hollësi për çështjen për të cilën ishte paraqitur. Cilësia e tij procedurale mbeti e pasqaruar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


