Pa kategori

Përplasjet në Tiranë, një protestues shtrohet te Trauma

Një protestues është shtruar në Spitalin e Traumës pas përplasjeve në protestën në Tiranë, sipas informacionit nga ky spital, ku kanë mbërritur nëntë protestues dhe katër policë të lënduar. Nga…

Përplasjet në Tiranë, një protestues shtrohet te Trauma
Dëgjo artikullin 1 min

Një protestues është shtruar në Spitalin e Traumës pas përplasjeve në protestën në Tiranë, sipas informacionit nga ky spital, ku kanë mbërritur nëntë protestues dhe katër policë të lënduar.

Nga nëntë protestuesit, tre kanë marrë mjekim dhe janë larguar. Edhe dy prej katër efektivëve kanë lënë spitalin pas ndihmës mjekësore.

Në Spitalin e Traumës ka marrë ndihmë edhe një kalimtar i lënduar gjatë përplasjeve. Në QSUT, një efektiv tjetër po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top