Pa kategori

Rama i cilëson protestuesit “grup zjarri i paguar”

Kryeministri Edi Rama pretendoi se në protestat e ditëve të fundit nuk janë studentët që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”, pa paraqitur në deklaratën e cituar prova për…

Rama i cilëson protestuesit “grup zjarri i paguar”
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Edi Rama pretendoi se në protestat e ditëve të fundit nuk janë studentët që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”, pa paraqitur në deklaratën e cituar prova për këtë akuzë.

Në reagimin e së dielës nga zyra e tij, Rama mbajti një gur në dorë dhe tha se ai mund të bëhet armë vdekjeprurëse. Ai mbrojti punonjësit e Policisë së Shtetit, duke thënë se përballen për orë të tëra me goditje me gurë, ndërsa në ekrane paraqiten si autorë të dhunës.

“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi kryeministri. Ai e lidhi situatën me synimin e integrimit evropian, duke thënë se po sfidohet “Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top