Peters: Autoritetet të përmbahen ndaj protestuesve paqësorë
Senatori amerikan Gary Peters u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa kërkoi nga të gjitha palët në terren të ulin tensionet dhe të…

Senatori amerikan Gary Peters u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa kërkoi nga të gjitha palët në terren të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme.
Në një deklaratë në platformën X më 19 tetor, Peters shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri. Thirrjen për përmbajtje ndaj protestuesve paqësorë ai e shoqëroi me kërkesën për shmangien e dhunës nga të gjithë ata që ndodhen në terren.
Peters e lidhi interesimin e tij edhe me komunitetin shqiptaro-amerikan në Miçigan, duke theksuar se zhvillimet në Shqipëri prekin personalisht shumë banorë të këtij shteti amerikan.
Sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Ai u zotua se do të vazhdojë të angazhohet për paqe dhe drejtësi për shqiptarët.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


