Rama hap “Dëmi im” për bizneset e dëmtuara
Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e dritares “Dëmi im” në E-Albania për regjistrimin e dëmeve të bizneseve të vogla gjatë protestave, duke premtuar ndihmë pas verifikimit të tyre. Në një…

Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e dritares “Dëmi im” në E-Albania për regjistrimin e dëmeve të bizneseve të vogla gjatë protestave, duke premtuar ndihmë pas verifikimit të tyre.
Në një dalje në Facebook, Rama tha se bizneset mund të paraqesin të dhënat identifikuese, NIPT-in, vlerësimin e dëmit dhe dokumentacionin mbështetës, përfshirë fotografitë.
Sipas tij, 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmet. Pas kontrolleve do të hartohet një regjistër i tyre.
“Pasi të bëjmë të gjithë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve dhe patjetër do t’ju vijmë në ndihmë”, tha Rama.
Premtimi lidhet me bizneset e vogla të dëmtuara gjatë katër ditëve të protestave. Në deklaratën e dhënë nuk përcaktohen shumat apo afatet e dëmshpërblimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


