Çitaku: Specialja ka devijuar nga qëllimi i themelimit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, pretendoi se procesi gjyqësor në Hagë ka devijuar nga qëllimi i themelimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo ishte krijuar për të…

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, pretendoi se procesi gjyqësor në Hagë ka devijuar nga qëllimi i themelimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo ishte krijuar për të hequr akuzat për trafikim organesh, ndërsa tani, sipas saj, po e paraqet luftën çlirimtare si ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku e lidhi këtë kritikë me mbështetjen për Ligjin për Specialen. Sipas saj, ligji synon ta rikthejë procesin në një rrugë të drejtë dhe nuk kërkon shmangien nga drejtësia.
“Ligji në asnjë pikë, në asnjë presje, në asnjë shkronjë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, përmes këtij ligji Kosova po synon që ta rikthejë procesin e drejtësisë në binarë të drejtë”, u shpreh ajo.
Çitaku e cilësoi ligjin si hap të rëndësishëm, ndërsa theksoi se zbatimi i tij mbetet përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


