Rama fajëson “duar të huaja” për trazirat në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama akuzoi “duar të huaja”, pa i identifikuar, se po nxisin trazirat për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në një video të publikuar…

Kryeministri Edi Rama akuzoi “duar të huaja”, pa i identifikuar, se po nxisin trazirat për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në një video të publikuar të premten në Facebook.
Rama tha se protestat nuk lidhen me shqetësimet dhe aspiratat legjitime të qytetarëve për një jetë më të mirë. Deklarata vjen në ditën e katërt të protestave studentore, të cilat janë shoqëruar me përplasje me policinë.
Studentët thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar. Ata kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


