Pa kategori

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Tulltores

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar Qeverinë se po përdor mekanizma institucionalë për të penguar projektet e kryeqytetit, përfshirë Tulltoren. Në një postim publik, ai tha se procedurat…

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Tulltores
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar Qeverinë se po përdor mekanizma institucionalë për të penguar projektet e kryeqytetit, përfshirë Tulltoren. Në një postim publik, ai tha se procedurat për këtë projekt janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe shprehu bindjen se ligjshmëria e vendimit do të dëshmohet.

“Ju vazhdoni me bllokada. Ne vazhdojmë me punë”, ka shkruar Rama.

Si shembull të kundërshtimeve të mëparshme, Rama përmendi dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Sipas tij, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte kërkuar anulimin e vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit, të miratuar më 24 nëntor 2022. Ai tha se Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte refuzuar kërkesëpadinë e ministrisë si të pabazuar më 3 shkurt 2026.

Rama e krahasoi kundërshtimin ndaj Tulltores edhe me atë ndaj projektit Sunny Hill, duke pretenduar se të njëjtët persona që e kundërshtonin më herët tani mburren me suksesin e tij.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top