Rama akuzon Iranin për dezinformim gjatë protestave
Kryeministri Edi Rama e cilësoi Iranin si një burim dezinformimi gjatë protestave kundër Qeverisë në Shqipëri, por në adresimin e tij publik të dielën nuk paraqiti prova për pretendimet mbi…

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Iranin si një burim dezinformimi gjatë protestave kundër Qeverisë në Shqipëri, por në adresimin e tij publik të dielën nuk paraqiti prova për pretendimet mbi ndërhyrjet e huaja.
Rama pretendoi se ndërhyrjet në rrjetet sociale synojnë destabilizimin e vendit. Ai tha se autoritetet kanë të dhëna dhe se po vazhdojnë mbledhjen e tyre, duke e përmendur shprehimisht Iranin mes aktorëve që akuzon.
Kryeministri pretendoi gjithashtu se protestat po shfrytëzohen nga grupe të organizuara dhe interesa politike. Studentët, ndërkaq, thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar, me kërkesë kryesore dorëheqjen e Qeverisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


