Pa kategori

Rama akuzon Antifën dhe shërbimet e huaja për protestat

Kryeministri Edi Rama pretendoi se Antifa dhe shërbime të huaja po përdorin protestuesit e maskuar të përfshirë në dhunën gjatë protestave në Tiranë. “Këto përdoren nga Antifa, nga shërbime të…

Rama akuzon Antifën dhe shërbimet e huaja për protestat
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Edi Rama pretendoi se Antifa dhe shërbime të huaja po përdorin protestuesit e maskuar të përfshirë në dhunën gjatë protestave në Tiranë.

“Këto përdoren nga Antifa, nga shërbime të huaja dhe armiqtë e Shqipërisë”, deklaroi Rama për mediat mëngjesin e së hënës. Ai akuzoi personat e maskuar për përdorim molotovësh, shkaktim kaosi dhe sulme ndaj bizneseve.

Rama përmendi edhe Rusinë, duke thënë se ajo nuk është aleate e Shqipërisë dhe nuk e dëshiron vendin me ekonomi të zhvilluar dhe pjesë të Bashkimit Evropian. Ai kundërshtoi gjithashtu mbështetjen politike për personat që ushtrojnë dhunë dhe theksoi nevojën për ta dalluar atë nga protesta paqësore.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top