Pa kategori

Quintin i cilëson përplasjet në Belgjikë dhunë të organizuar

Ministri belg i Brendshëm, Bernard Quintin, i cilësoi përplasjet gjatë protestave si dhunë të organizuar me qëllim destabilizimin e shoqërisë dhe paralajmëroi masa për rivendosjen e rendit. “Është dhunë e…

Quintin i cilëson përplasjet në Belgjikë dhunë të organizuar
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri belg i Brendshëm, Bernard Quintin, i cilësoi përplasjet gjatë protestave si dhunë të organizuar me qëllim destabilizimin e shoqërisë dhe paralajmëroi masa për rivendosjen e rendit.

“Është dhunë e pastër, e organizuar dhe e përsëritur, me qëllim destabilizimin e shoqërisë sonë”, shkroi ai të shtunën në rrjetet sociale. Quintin shtoi se “do të merren të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur rendin përballë trazirave”.

Sipas një gazetari të AFP-së, policia përdori gaz lotsjellës në zonën e Bursës në Bruksel ndaj të rinjve që hidhnin shishe dhe objekte të tjera. Tubimet në kryeqytetin belg ishin kundër rritjes së kostos së jetesës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top