Ambasada Gjermane: Mbrojtja e grave kërkon veprime konkrete
Ambasada Gjermane në Kosovë kërkoi masa efektive parandaluese, veprime institucionale në kohë dhe shërbime të qasshme mbështetjeje për gratë në rrezik, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.…

Ambasada Gjermane në Kosovë kërkoi masa efektive parandaluese, veprime institucionale në kohë dhe shërbime të qasshme mbështetjeje për gratë në rrezik, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Në deklaratën e saj, ambasada shprehu ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës. Ajo theksoi se femicidi nuk është rast i izoluar, por një sfidë serioze shoqërore që kërkon reagim të vazhdueshëm dhe të koordinuar.
“Çdo grua ka të drejtë të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna, dhe kjo e drejtë duhet të mbrohet përmes angazhimit të përbashkët dhe veprimeve konkrete”, thuhet në deklaratë.
Sipas ambasadës, siguria dhe mbrojtja e grave në rrezik duhet të mbeten prioritet i përbashkët. Ajo u bëri thirrje aktorëve përkatës të zbatojnë mekanizmat ekzistues të mbrojtjes dhe të vazhdojnë përpjekjet për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
Ambasada kërkoi gjithashtu angazhim për një kulturë ku dhuna nuk tolerohet dhe as nuk injorohet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


