Qeveria synon zgjerimin e partneritetit me Britaninë në tregti e investime
Qeveria e Kosovës synon zgjerimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në tregti, investime dhe teknologji, sipas Zyrës së Kryeministrit. Ky orientim u bë publik pas takimit të sotëm të…

Qeveria e Kosovës synon zgjerimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në tregti, investime dhe teknologji, sipas Zyrës së Kryeministrit. Ky orientim u bë publik pas takimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit, Kurti dhe Hargreaves shprehën gatishmëri për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ambasadori e uroi Kurtin për Qeverinë dhe mandatin e ri.
Zyra e Kryeministrit tha se në takim u trajtuan zhvillimet e fundit politike, me theks te përmbyllja e formimit të institucioneve. Qeveria shprehu gjithashtu synimin për zgjerimin e bashkëpunimit në sport, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


