Qeveria nënshkruan financimin: Çfarë parashihet për spitalet e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje financimi prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), për pajisje mjekësore në…

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje financimi prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), për pajisje mjekësore në QKUK dhe gjashtë spitalet e përgjithshme rajonale, sipas informacionit të Qeverisë.
Marrëveshjet janë nënshkruar përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Secila bankë do të kontribuojë me nga 20.5 milionë euro.
Financimi parashikon blerjen e skanerëve CT, pajisjeve të ultrazërit dhe pajisjeve për sallat e operacionit, si dhe mbështetje për kapacitetet e njësive të kujdesit kritik. Projekti synon përmirësimin e shërbimeve publike shëndetësore për rreth 1.6 milionë qytetarë.
Përgatitja e projektit është mbështetur nga Bashkimi Evropian me një grant prej 1.25 milionë eurosh përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. CEB ka miratuar gjithashtu një grant deri në 750 mijë euro për mbështetje ekspertësh gjatë zbatimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


