Qelaj për Hagën: Drejtësi nga gjykata, jo politikë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se institucionet e Kosovës duhet ta përqendrojnë vëmendjen te apeli në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke kërkuar drejtësi nga gjykata dhe…

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se institucionet e Kosovës duhet ta përqendrojnë vëmendjen te apeli në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke kërkuar drejtësi nga gjykata dhe veprime shtetërore të koordinuara.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai e dalloi kërkimin e drejtësisë nga zhvillimi i politikës karshi gjykatës. “Në gjykatë duhet të fitohet drejtësia”, tha Qelaj.
“Unë mendoj që krejt vëmendja jonë duhet me u fokusu tek apeli, sepse ne kemi humbur betejën në gjykatë”, deklaroi ai, duke kërkuar që institucionet të veprojnë mbi një strategji të qartë.
Qelaj përmendi ndryshime të mundshme ligjore dhe krijimin e një ekipi shtetëror për koordinimin e veprimeve. Ai tha gjithashtu se Kosova duhet t’i paraqesë shqetësimet e saj para Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Sipas tij, qëndrimi i këtyre institucioneve kundër ndërhyrjes në drejtësi nuk e përjashton përgjegjësinë e tyre për mbikëqyrjen e respektimit të standardeve të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në gjykata.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


