Pa kategori

Qelaj: Biseda me ish-krerët e UÇK-së u incizua

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha në T7 se biseda e tij me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin gjatë një vizite në Hagë ishte incizuar, ndërsa në hapësirën…

Qelaj: Biseda me ish-krerët e UÇK-së u incizua
Dëgjo artikullin 1 min

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha në T7 se biseda e tij me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin gjatë një vizite në Hagë ishte incizuar, ndërsa në hapësirën e takimit kishte dy kamera dhe një roje te dera që e ndiqte bisedën.

“Kanë qenë dy kamera të vendosura në hapësirën ku kam qëndru me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, ka qenë edhe një roje në derë që e ka përcjell bisedën time dhe e di që kam qenë i incizuar në bisedë”, deklaroi Qelaj.

Ai tha se kjo ishte një nga rastet kur ishte ndier i ofenduar dhe pa dinjitet në cilësinë e Avokatit të Popullit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top