Pa kategori

Nagavci: VV mbështeti deputetët pavarësisht rezervave për projektligjin

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se VV ka rezerva për projektligjin lidhur me ish-krerët e UÇK-së, por ka mbështetur deputetët që e kanë vlerësuar këtë si…

Nagavci: VV mbështeti deputetët pavarësisht rezervave për projektligjin
Dëgjo artikullin 1 min

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se VV ka rezerva për projektligjin lidhur me ish-krerët e UÇK-së, por ka mbështetur deputetët që e kanë vlerësuar këtë si rrugën e duhur për adresimin e çështjes.

“Ne kemi shprehur rezervat tona në adresimin e kësaj çështjeje në projektligj. Gjithsesi, ne kemi dhënë mbështetje deputetëve që kanë besuar se kjo është rruga e duhur”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi nevojën për koordinim më të madh institucional lidhur me procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe fazën e Apelit. Sipas saj, institucionet duhet të harmonizohen në trajtimin e çështjeve me interes për vendin.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top