PS kërkon 60 ditë përjashtim për gjashtë deputetë
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë: gjashtë për 60 ditë dhe 14 të tjerë për 10…

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë: gjashtë për 60 ditë dhe 14 të tjerë për 10 ditë, pas përplasjeve në seancën plenare të së enjtes.
Sekretariati i Etikës pritet ta shqyrtojë kërkesën sot, më 23 tetor, në orën 10:00. Masat e kërkuara nuk përbëjnë ende një vendim për përjashtim.
Përjashtimi për 60 ditë është kërkuar për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Edi Palokën, Besart Xhaferrin dhe Luçiano Boçin. Kërkesa pason përplasjet verbale dhe fizike me deputetët socialistë gjatë seancës.
Për 10 ditë është kërkuar përjashtimi i deputetëve të PD-së Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.
Shqyrtimi në Sekretariatin e Etikës do të trajtojë kërkesën e socialistëve për këto masa disiplinore pas ngjarjeve në sallën e Kuvendit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


