Pa kategori

Protestuesit në Prishtinë kërkojnë largimin e Gërvallës dhe Sveçlës

Protestuesit e mbledhur sot në qendër të Prishtinës kërkuan shkarkimin ose dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke kërkuar përgjegjësi institucionale pas vrasjes…

Protestuesit në Prishtinë kërkojnë largimin e Gërvallës dhe Sveçlës
Dëgjo artikullin 1 min

Protestuesit e mbledhur sot në qendër të Prishtinës kërkuan shkarkimin ose dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke kërkuar përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Tubimi shënon ditën e pestë të protestës për rastin. Protestuesit paralajmëruan se do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Zekaj u vra një javë më parë në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Kërkesat e protestuesve për largimin e dy ministrave lidhen me përgjegjësinë që ata u atribuojnë institucioneve për mbrojtjen e saj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top