Pa kategori

Protestuesit ndalin Nagavcin dhe dy Tahirët: Votojeni ligjin për Specialen

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë ndaluar para shtëpive të tyre Arbërie Nagavcin, Arian Tahirin dhe Besnik Tahirin, duke u kërkuar llogari për vonesat në votimin e ndryshimeve…

Protestuesit ndalin Nagavcin dhe dy Tahirët: Votojeni ligjin për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë ndaluar para shtëpive të tyre Arbërie Nagavcin, Arian Tahirin dhe Besnik Tahirin, duke u kërkuar llogari për vonesat në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kërkesa e protestuesve ndaj kryetarëve të grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe AAK-së ishte që të thirret sa më parë seanca e Kuvendit dhe të votohet projektligji. Ata kërkuan që drejtuesit të sigurojnë mbështetjen e deputetëve për procedimin dhe miratimin e tij.

Sipas iniciativës, ndryshimet janë të domosdoshme për mbrojtjen e UÇK-së dhe çlirimtarëve. Protestuesit e lidhën urgjencën edhe me afatin për zgjedhjen e presidentit: sipas tyre, nëse vendi shkon në zgjedhje, projektligji rrezikon të mbetet pa u miratuar nga përbërja aktuale e Kuvendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top