Pa kategori

Mickoski: Nëse opozita nismon zgjedhje, Qeveria do të përgjigjet

Kryeministri Hristijan Mickoski la të hapur mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse opozita paraqet një nismë në Kuvend. Gjatë vizitës në Komunën e Tearcës, ai tha se Qeveria do…

Mickoski: Nëse opozita nismon zgjedhje, Qeveria do të përgjigjet
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Hristijan Mickoski la të hapur mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse opozita paraqet një nismë në Kuvend. Gjatë vizitës në Komunën e Tearcës, ai tha se Qeveria do të përgjigjet ndaj një kërkese të tillë, pa përcaktuar se cili do të ishte qëndrimi i saj.

“Nëse LSDM, Levica dhe BDI paraqesin iniciativë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ne si Qeveri do të japim përgjigjen përkatëse”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria ka mandat katërvjeçar dhe se përparësi mbetet realizimi i projekteve të premtuara. Sipas tij, ekzekutivi po punon për përfundimin e projekteve që kanë qenë të bllokuara prej vitesh, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top