Pa kategori

Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga kreu i PDK-së

Bedri Hamza ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së, duke thënë se partia duhet të hyjë në një fazë të re përmes zgjedhjeve të brendshme, ku…

Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga kreu i PDK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Bedri Hamza ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së, duke thënë se partia duhet të hyjë në një fazë të re përmes zgjedhjeve të brendshme, ku anëtarësia do ta ketë fjalën e saj.

Vendimin e bëri publik në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë. Hamza sqaroi se largohet vetëm nga drejtimi, ndërsa do të mbetet anëtar dhe votues i PDK-së, i gatshëm të kontribuojë pavarësisht pozitës.

Ai e lidhi vendimin edhe me nevojën për t’u krijuar të rinjve hapësirë për kontribut brenda partisë. Sipas tij, katër proceset zgjedhore që nga shkurti i vitit 2025 kanë kërkuar angazhim të madh dhe kanë kufizuar kohën për konsolidimin e brendshëm.

Hamza tha se gjatë drejtimit të tij është përpjekur të ruajë unitetin, pa përjashtuar askënd dhe pa ndryshuar strukturat partiake. Në të njëjtën konferencë, ai e cilësoi vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së si padrejtësi të madhe.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top