Protestat në Francë, BBC raporton rreth 1.800 të arrestuar
Rreth 1.800 persona u arrestuan të shtunën në Francë, ndërsa rreth 550.000 demonstrues morën pjesë në protesta kundër shtrenjtimit të karburanteve, kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, sipas…

Rreth 1.800 persona u arrestuan të shtunën në Francë, ndërsa rreth 550.000 demonstrues morën pjesë në protesta kundër shtrenjtimit të karburanteve, kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, sipas BBC-së.
Pjesa më e madhe e demonstratave ishte paqësore. Megjithatë, në Paris, Marsejë dhe qytete të tjera pati grupe që dogjën automjete e ndërtesa, si dhe raste plaçkitjesh, raporton BBC-ja.
Në Paris, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion gjatë përplasjeve me protestuesit. Të dielën, në rrugët e kryeqytetit mbetën makina të djegura, vitrina të thyera dhe mbeturina pas trazirave.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


