Pa kategori

Merz: Nuk do ta lëmë Ukrainën të përballet e vetme

Kancelari gjerman Friedrich Merz premtoi vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, duke thënë se Gjermania nuk do ta lërë vendin dhe popullin e tij të përballen të vetëm me luftën kundër…

Merz: Nuk do ta lëmë Ukrainën të përballet e vetme
Dëgjo artikullin 1 min

Kancelari gjerman Friedrich Merz premtoi vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, duke thënë se Gjermania nuk do ta lërë vendin dhe popullin e tij të përballen të vetëm me luftën kundër Rusisë.

“Ne nuk duhet ta lëmë këtë vend dhe popullin e tij të përballen të vetëm me situatën. Dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Merz në Berlin, në kongresin e organizatës rinore të CDU-së dhe partisë së saj simotër, CSU-së.

Kancelari kritikoi gjithashtu Alternativën për Gjermaninë (AfD) dhe partinë E Majta për atë që e cilësoi si minimizim të situatës lidhur me Rusinë.

Sipas Merzit, veprimet e Moskës shkojnë përtej vënies në pikëpyetje të integritetit territorial të Ukrainës. Ai e akuzoi Rusinë për minimin e përditshëm të demokracisë, vlerave dhe mënyrës së jetesës në Gjermani, duke thënë se vendi i tij po i kundërpërgjigjet kësaj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top