Protesta në Tiranë, ministria raporton 28 të lënduar
Në dy spitalet universitare të Tiranës kanë marrë shërbim mjekësor 28 të lënduar gjatë protestës së 18 tetorit, sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në orën 21:00:…

Në dy spitalet universitare të Tiranës kanë marrë shërbim mjekësor 28 të lënduar gjatë protestës së 18 tetorit, sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në orën 21:00: 19 policë, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 23 persona, mes tyre një protestues i mitur. Sipas ministrisë, një polic vijon të marrë trajtim në urgjencë, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur dy policë dhe tre protestues. Njëri prej policëve vazhdon të marrë shërbim në urgjencë; të tjerët janë larguar pas këshillës mjekësore.
Veç bilancit ditor, ministria njoftoi se nga 13 tetori e në vijim janë 14 persona të shtruar që vazhdojnë mjekimin: pesë policë, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


