Nasim Haradinaj: Deputetët e PDK-së duhej të qëndronin në Kuvend
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, kritikoi deputetët e PDK-së që dolën nga Kuvendi dhe iu bashkuan protestuesve. Duke folur në Debat Plus, ai tha se përgjegjësia duhet të kërkohet nga…

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, kritikoi deputetët e PDK-së që dolën nga Kuvendi dhe iu bashkuan protestuesve. Duke folur në Debat Plus, ai tha se përgjegjësia duhet të kërkohet nga të gjithë deputetët, përfshirë ata të PDK-së.
Haradinaj tha se nuk i kishte pëlqyer dalja e tyre në protestë pa një marrëveshje mes deputetëve. Sipas tij, edhe deputetët e PDK-së duhej të ktheheshin brenda Kuvendit.
“Pse me dal këta me protestu, ne po lypim prej krejt deputetëve të njëjtën përgjegjësi”, deklaroi ai.
Kritika e tij lidhet me qëndrimin e deputetëve gjatë protestës në Prishtinë dhe me përgjegjësinë që, sipas Haradinajt, ata duhet ta ushtrojnë në Kuvend.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


