Rama lidh financimin e protestuesve me krimin dhe burime të huaja
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pretendoi se një pjesë e protestuesve janë financuar nga krimi i organizuar dhe burime të huaja, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike për përgjegjësi politike lidhur me…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pretendoi se një pjesë e protestuesve janë financuar nga krimi i organizuar dhe burime të huaja, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike për përgjegjësi politike lidhur me dhunën gjatë protestave të fundit.
Në komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, ai tha se përshkallëzimi ishte përgatitur prej muajsh. Sipas tij, Policia e Shtetit ka të dhëna për futjen në Shqipëri të maskave dhe lëndëve eksplozive, si dhe për organizimin e grupeve të përfshira në protesta.
Rama pretendoi gjithashtu përfshirjen e grupeve që ai i lidhi me rrjetin Antifa. Këto pretendime për financimin dhe organizimin e dhunës mbeten të pakonfirmuara nga organet kompetente.
“Dhuna është një krim i parelativizueshëm dhe i pajustifikueshëm”, deklaroi kryeministri. Ai theksoi se e drejta për të protestuar është e pamohueshme, por nuk mund të shërbejë si justifikim për akte të dhunshme.
Kryeministri kritikoi edhe disa media, duke i akuzuar se kanë relativizuar dhe glorifikuar dhunën në pasqyrimin e protestave.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


