Gjini para senatorëve: Serbia është burimi kryesor i jostabilitetit
Ardian Gjini tha se Serbia është burimi kryesor i jostabilitetit në rajon për shkak të synimeve që ai ia atribuon për zgjerim dhe ndryshim të kufijve, gjatë takimit me senatorët…

Ardian Gjini tha se Serbia është burimi kryesor i jostabilitetit në rajon për shkak të synimeve që ai ia atribuon për zgjerim dhe ndryshim të kufijve, gjatë takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Ambasadën e SHBA-së.
Sipas njoftimit të Gjinit për takimin, anëtarësimi i Kosovës në NATO, me mbështetjen amerikane, është thelbësor për sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe konsolidimin e demokracisë.
Gjini theksoi rëndësinë e mbështetjes së SHBA-së në një periudhë që e përshkroi si sfiduese politikisht për Kosovën. Ai e lidhi bashkëpunimin e ngushtë me Uashingtonin me krijimin e një mjedisi të sigurt për investime, forcimin e institucioneve të pavarura dhe stabilitetin afatgjatë.
“Kosova është e bekuar me miqtë e saj!”, u shpreh Gjini.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


