Protesta në Tiranë, bilanc i ri nga dy spitalet
Në Spitalin Universitar të Traumës morën shërbim mjekësor 31 të lënduar pas protestës së 18 tetorit, ndërsa në QSUT u paraqitën pesë të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies…

Në Spitalin Universitar të Traumës morën shërbim mjekësor 31 të lënduar pas protestës së 18 tetorit, ndërsa në QSUT u paraqitën pesë të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Shqipërisë.
Ministria njoftoi se në Spitalin e Traumës u trajtuan 21 efektivë policie, pesë protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u paraqitën dy efektivë policie dhe tre protestues.
Sipas të njëjtit njoftim, dy protestues në Spitalin e Traumës po u nënshtroheshin ekzaminimeve dhe konsultave.
Për periudhën nga 13 tetori, ministria raportoi se 14 persona të shtruar vijonin të merrnin mjekim: pesë efektivë, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias. Gjendja e tyre shëndetësore u raportua e mirë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


