Pa kategori

Komisioni s’mbështet milionin për protezat, asnjë votë kundër

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e mbështeti amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës, pasi propozimi…

Komisioni s’mbështet milionin për protezat, asnjë votë kundër
Dëgjo artikullin 2 min

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e mbështeti amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës, pasi propozimi mori pesë vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime.

Amendamenti ishte propozuar nga komisioni parlamentar që mbulon mirëqenien sociale dhe vlerat e luftës, gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se mbulimi i këtyre shpenzimeve është rregulluar me një udhëzim administrativ të marsit 2024, përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, duke iu referuar informatave të Ministrisë së Shëndetësisë, tha se nga dy vendime të vitit 2024 për protezat kishin përfituar 103 persona: 58 invalidë të UÇK-së dhe 45 invalidë civilë të luftës. Sipas tij, kërkesat ishin zgjidhur, përveç një rasti ende në shqyrtim.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e mbështeti amendamentin, duke thënë se invalidët vazhdojnë të ankohen për mbulimin e shpenzimeve. Deputetja Teuta Haxhiu tha se disa prej tyre janë mbështetur te miqtë dhe diaspora për ndërrimin e protezave.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi zgjidhje të qëndrueshme përmes buxhetit të rregullt të Klinikës së Ortopedisë në QKUK, që kujdesi të mos varet nga vendime të veçanta qeveritare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top