Pa kategori

Protesta në Tiranë: 16 të arrestuar, 49 të proceduar

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë pas protestës studentore të 13 tetorit para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Sipas njoftimit…

Protesta në Tiranë: 16 të arrestuar, 49 të proceduar
Dëgjo artikullin 1 min

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë pas protestës studentore të 13 tetorit para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Sipas njoftimit policor, gjatë tubimit janë hedhur gurë, sende të forta, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të rendit dhe institucioneve. Policia tha se gjashtë punonjës të saj janë lënduar gjatë përplasjeve.

Institucioni raportoi dëmtime në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe tha se në godinën e Bashkisë së Tiranës është thyer një derë dhe i është vënë flaka katit të parë. Sipas Policisë, dëme janë shkaktuar edhe në subjekte private, përfshirë një institucion mikrofinanciar dhe një bankë.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për dokumentimin e ngjarjeve dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës. Pretendimet policore për veprimet e të dyshuarve nuk përbëjnë përcaktim të fajësisë së tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top