Rama premton 2500 euro për policët përballë protestave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, premtoi nga 2500 euro për çdo efektiv policie të angazhuar përballë protestave, duke thënë se shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, premtoi nga 2500 euro për çdo efektiv policie të angazhuar përballë protestave, duke thënë se shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht pagës.
Në konferencën me policët, Rama tha se fondet do të vihen menjëherë në dispozicion. Ai e lidhi shpërblimin me angazhimin e tyre gjatë protestave, stresin dhe shpenzimet shtesë që, sipas tij, përballojnë në këtë periudhë.
Rama premtoi gjithashtu rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga janari, me buxhetin e ri, pa dhënë një shifër konkrete. Ai tha se diskutimet për këtë rritje kishin nisur disa javë më parë dhe pranoi se pagat e policëve nuk ishin rritur aq sa duhej gjatë viteve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


