Prishtina kërkon që edhe Haga të trajtohet në orën për UÇK-në
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës u ka kërkuar shkollave që më 16 shtator, në orën e parë kushtuar UÇK-së, të përfshijnë edhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve…

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës u ka kërkuar shkollave që më 16 shtator, në orën e parë kushtuar UÇK-së, të përfshijnë edhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të saj.
Shkresa e 15 shtatorit parashikon trajtimin e historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve. Drejtoria kërkon që këto tema, përfshirë procesin në Hagë, t’u përshtaten moshave të nxënësve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Sipas Drejtorisë, kjo orë synon t’i njohë nxënësit me historinë e afërt të vendit dhe t’i nxisë të reflektojnë për lirinë, paqen dhe kujtesën historike.
DPT — Drita për të vërtetën


