Pa kategori

Policia: Tre të shoqëruar, gjashtë policë të lënduar në protestë

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmjen e 5 tetorit se tre protestues janë shoqëruar në stacion policor dhe gjashtë policë kanë pësuar lëndime gjatë protestës pranë Kuvendit dhe Qeverisë. Sipas komunikatës,…

Policia: Tre të shoqëruar, gjashtë policë të lënduar në protestë
Dëgjo artikullin 2 min

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmjen e 5 tetorit se tre protestues janë shoqëruar në stacion policor dhe gjashtë policë kanë pësuar lëndime gjatë protestës pranë Kuvendit dhe Qeverisë. Sipas komunikatës, edhe 11 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Për tre personat e shoqëruar, Policia tha se veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë. Njoftimi nuk jep hollësi për identitetin e tyre apo për masa të tjera ndaj tyre.

Policia pretendon se disa protestues kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre dhe mjete të forta ndaj objekteve shtetërore dhe, në disa raste, ndaj zyrtarëve policorë. Ajo e arsyetoi përdorimin e gazit lotsjellës dhe të topit të ujit me nevojën për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përshkallëzimin.

Sipas të njëjtit njoftim, policëve të lënduar dhe qytetarëve që kërkuan ndihmë u është ofruar trajtim mjekësor. Policia theksoi se të dhënat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë varësisht nga zhvillimet.

Në momentin e komunikatës, Policia e përshkroi protestën si të qetë dhe ende në vazhdim. Ajo tha se zyrtarët e saj do të mbeten në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top