Policia: Fëmijë në vijën e parë të përplasjeve në protesta
Policia e Shtetit tha se në disa raste fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, të ekspozuar ndaj dhunës, sendeve…

Policia e Shtetit tha se në disa raste fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, të ekspozuar ndaj dhunës, sendeve të forta dhe mjeteve të përdorura nga policia për menaxhimin e situatës.
Institucioni u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht kur mungojnë në shkollë. “Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, thuhet në deklaratë.
Policia shprehu gjithashtu shqetësim për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve. Ajo njoftoi se çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të tyre për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente.
Në deklaratë, Policia e Shtetit theksoi se garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë atë të të miturve, dhe u kërkoi pjesëmarrësve të distancohen nga personat e maskuar e të dhunshëm.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


