Pa kategori

Policia: 20 policë të lënduar mbrëmë, masa shtesë për protestën

Policia e Kosovës njoftoi se 20 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime gjatë protestës së mbrëmjes së 5 tetorit në Prishtinë dhe se ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për protestën…

Policia: 20 policë të lënduar mbrëmë, masa shtesë për protestën
Dëgjo artikullin 1 min

Policia e Kosovës njoftoi se 20 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime gjatë protestës së mbrëmjes së 5 tetorit në Prishtinë dhe se ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për protestën e paralajmëruar sot. Tubimi lidhet me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas Policisë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 12 qytetarë ose protestues dhe një gazetar. Tre persona janë arrestuar; dy janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Policia tha se ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës për vlerësimin e çdo dyshimi të mundshëm për tejkalim të autorizimeve policore. Sipas saj, njësitë përdorën sprej, gaz lotsjellës dhe topin e ujit pasi protestues të caktuar hodhën mjete piroteknike dhe mjete të forta drejt objekteve shtetërore dhe policëve.

Për protestën e paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu”, Policia njoftoi prani të shtuar para, gjatë dhe pas tubimit. Në varësi të situatës, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në rrugët përreth. Institucioni u bëri thirrje pjesëmarrësve të respektojnë ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top