Politikë

Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur sërish për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ajo në 'DPT te Fidani' deklaroi…

Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi
Dëgjo artikullin 1 min

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur sërish për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ajo në ‘DPT te Fidani’ deklaroi se po të kishte drejtësi, ish-krerët e UÇK-së sot do të ishin në shtëpi.

“Fatkeqësisht, ky ka qenë një proces i deformuar në thelb. Është zhvilluar pa asnjë lloj mbikëqyrje. Ne nuk e kemi dëgjuar Bashkimin Evropian të deklarohet për procesin, deri tani. Kur reaguam ne si shtet, jo si parti politike. Pa asnjë lloj, një monstrum juridik”, tha Çitaku.
Deputetja e PDK-së theksoi se kjo gjykatë u themelua nga vet Kosova si rezultat i një letër-këmbimi me BE-në.

“Ne jemi vetëm të interesuar që ta kthejmë procesin në binarë të drejtë”, shtoi sekretarja e PDK-së në Klan Kosova.

Ajo shtoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e kanë llogaritë veten të vdekur në ditën që e kanë veshë uniformën e UÇK-së.

Scroll To Top