Haxhiu kërkon kontroll të jashtëm në Kuvend: Çfarë përfshin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, auditimin e prokurimit, mirëmbajtjes dhe teknologjisë së informacionit në Kuvend. Në kërkesën drejtuar Spancës, Haxhiu…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, auditimin e prokurimit, mirëmbajtjes dhe teknologjisë së informacionit në Kuvend.
Në kërkesën drejtuar Spancës, Haxhiu kërkon përfshirjen e Kuvendit në programin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke e lidhur këtë me transparencën dhe llogaridhënien për shpenzimin e parasë publike.
“Kjo kërkesë shpreh gatishmërinë tonë për t’u nënshtruar kontrollit të jashtëm dhe angazhimin për bashkëpunim të plotë, përfshirë qasje në dokumente dhe informata të nevojshme”, thuhet në kërkesë.
Haxhiu thekson se respekton pavarësinë e ZKA-së për të vendosur mbi programin, fushëveprimin dhe afatet. Kërkesa nuk përbën vendim për nisjen e auditimit. Kuvendi është audituar nga ZKA-ja edhe në të kaluarën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


