Plenkoviq mohon presionin gjerman për çështjet me Malin e Zi
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq mohoi se Gjermania po i bën presion Kroacisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Malin e Zi dhe tha se kancelari Friedrich Merz nuk e kishte ngritur…

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq mohoi se Gjermania po i bën presion Kroacisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Malin e Zi dhe tha se kancelari Friedrich Merz nuk e kishte ngritur këtë çështje, sipas RTCG-së.
“Unë jam në këtë detyrë prej 10 vitesh dhe nuk jam nën presionin e askujt, për asnjë çështje”, deklaroi ai.
Plenkoviq tha se Zagrebi dëshiron vazhdimin e bisedimeve me Podgoricën për çështjet e hapura. Sipas tij, Kroacia ka mbështetur negociatat e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian që nga viti 2012, por pret zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe.
Ai i lidhi pritshmëritë kroate me të drejtat dhe liritë themelore, politikën e jashtme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Plenkoviq tha se çështjet në diskutim janë të zgjidhshme dhe se bisedimet mes ministrave të Jashtëm duhet të vazhdojnë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


