Pa kategori

Peleshi u bën thirrje partive të distancohen nga nxitjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje partive politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar të papranueshëm…

Peleshi u bën thirrje partive të distancohen nga nxitjet për dhunë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje partive politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar të papranueshëm shënjestrimin e Kuvendit dhe institucioneve publike.

“Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, shkroi Peleshi në reagimin e tij.

Ai theksoi se interesi i vendit duhet të qëndrojë mbi axhendat politike: “Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top