Pierce i përcjell Kurtit urimet britanike për zgjedhjen e presidentes
E dërguara e posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, i ka përcjellë Albin Kurtit urimet e qeverisë britanike për zgjedhjen e presidentes dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës,…

E dërguara e posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, i ka përcjellë Albin Kurtit urimet e qeverisë britanike për zgjedhjen e presidentes dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës.
Në bisedën telefonike të së mërkurës me kryeministrin, Pierce ka shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe proceset e saj politike e zhvillimore.
Sipas të njëjtit njoftim, Kurti e ka falënderuar për urimet dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë britanike dhe zhvillimin e partneriteteve të reja strategjike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


